|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Tirana |
|
|
Berati |
|
|
Durresi |
|
|
Elbasani |
|
|
Fieri |
|
|
Gjirokaster |
|
|
Kavaje |
|
|
Korce |
|
|
Pogradec |
|
|
Shkoder |
|
|
Vlore |
|
|
Sarande |
|
|
Te Tjera |
|
|
![]() |
FLETE TE VERDHA TIRANA online |
![]() |
| Te tjera kerkime |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Fletet e Verdha Te Shqiperise - Albanian Yellow Pages | Copyright 1997- | Tel +355 4 266023 | Fax +355 4 239523 |
Flete te Verdha - Welcome to ALBANIAN YELLOW PAGES, the Albanian business directory. ( Fletet e Verdha)
Search for information (address, telephone/fax No., e-mail) on a supplier or service provider in Fletet e Verdha Albania.
|
| Albanian Hotels | Albanian White Pages| Albanian Map Directory | Travel in Albania | Fletet e Verdha | International Directories| |Albanian Superpages| About Us FLETET E VERDHA| Albanian Telephonebook| Albanian Business Directory| Harta e Web - it |Trademark Flete te Verdha | |

1- “Tiranë” mendohet se vjen
nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që
vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i
materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të
Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj
kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo
mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e
quan Kështjella e Tirkanit.
3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet.
Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i
bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në
një dokument të Venedikut.
Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet
1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të
banuara me rreth 1000 shtëpi
dhe 7300 banorë.
Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe
Tirana e Vogël.
Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të
banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.
Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga
fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.
Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy
lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të
ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dy
anët e Lanës.
Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.
Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi
me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë. Në vitin 1901, Tirana kishte
15.000 banorë.
Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj
vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.
Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.
Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur
Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur
nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi
Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë
të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit
1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës.
Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga
shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik
të vitit 1946.
Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.
Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e
Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive,
(aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX.
Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”), është
ndërtuar në vitin 1816.
Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para
Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e
Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i
Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur
bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.
Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref
Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana
Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte. Godina
ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi
i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të
periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka
Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin
Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skënderbej”
deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka
Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të
Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov
më 1959.
Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit,
në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e
500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e
“Dëshmorëve të Kombit” më 1971.
Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200
vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të
tij titullohet “Shqipëria”.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më 1988.
“Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera
Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e
banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar
popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.
Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri
te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe
mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i
quajtur “Kthim në Identitet”
• Qyteti i Tiranës kufizohet në veri nga Kodër-Kamëz me lartësi 112 m mbi
nivelin e detit; në jug nga Selita me lartësi 303 m mbi nivelin e detit; në
perëndim nga Universiteti Bujqësor dhe në lindje nga Kodra e Surelit me
lartësi 418 m mbi nivelin e detit.
• Temperatura mesatare vjetore është 16°C.
• Sasia mesatare e rreshjeve është 1,297 mm.
• Tirana përshkohet nga 2 lumenj kryesorë: Lumi i Lanës (nga Ish
Autotraktorët tek Rezervati i Peshkut) me gjatësi 15.3 km dhe Lumi i Tiranës
(nga shkalla e Tujanit tek Universiteti Bujqësor) me gjatësi 10.25 km.
• Në Tiranë ndodhen 4 liqene: Liqeni i Tiranës, Liqeni i Kodër-Kamëz, Liqeni
i Farkës dhe Liqeni i Tufinës.