Te tjera kerkime
    Te gjitha kategorite
    Ballkan Yellow Pages
    Fletet e Verdha Lokale
    Kerko per Web site
    Regjistro numrin tend
    Albanian Yellow Pages
    Fletet e Verdha Toolbar
       

   Kerkimi ne Korce..

       

    Fletet e Verdha:Kerko nje operator ekonomik me emer.

                               

    Kompania    

                                                                              

 

Zgjidh nje nga argumentat e meposhtem ne Berat..

                    

Zgjidh nje nga argumentat

 

                                                                 

 
 Bashkia e Korces
  Hotele Korce
  Fletet e Bardha Korce
  Restorante Korce
  Fletet e Verdha Korce
  Foto Korca
  Harta Korces
  Audio Korca

   Fletet e Verdha Te Shqiperise - Albanian Yellow Pages | Copyright 1997- | Tel +355 4 266023 | Fax +355 4 239523 |

                                                   Flete te Verdha -   Welcome to ALBANIAN YELLOW PAGES, the Albanian business directory. ( Fletet e Verdha)

                                                Search for information (address, telephone/fax No., e-mail) on a supplier or service provider in Fletet e Verdha Albania.

              

                  | Albanian Hotels | Albanian White Pages| Albanian Map Directory | Travel in Albania | Fletet e Verdha | International Directories|

                             |Albanian Superpages| About Us FLETET E VERDHA| Albanian Telephonebook| Albanian Business DirectoryHarta e Web - it |Trademark Flete te Verdha |

                 

 
Fletet e Verdha Toolbar Beta 

 

Fete te Verdha - Korca ne Fletet e Verdha

 

Sipas studiuesit Qafzezi qyteti përbëhej nga dy pjesë; Varoshi dhe Kasabaja. Varoshi vetë ndahej në dy pjesë, në të sipërmin që përmblidhte 8 mëhalla dhe në Varoshin e poshtëëm që kishte vetëm një mëhallë, atë të Shën Mërisë. Edhe Kasabaja përbëhej prej disa mëhallash dhe përmblidhte edhe pazarin. Kurse Nuçi Naçi, duke folur për qytetin e Korçës, thotë se ndahej në 3 pjesë të mëdha: Varoshi, Kasabaja dhe Tregu që ishte mes dy lagjeve. Sipas këtij autori, Varoshi përbëhej nga 9 lagje, po ashtu edhe Kasabaja. Historia e Korçës pasohet nga shumë të tjera, ndërsa qyteti merrte një karakter që vinte në rritje. Zhvillimi i qytetit ecte me hapa të shpejtë, ndërsa hov të madh mori në shekullin XVII-XVIII pas djegies së Voskopojës. Në vitin 1783 qytetin e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena, ndërsa pak vite më vonë del në krye të qendrave të zhvilluara ekonomike në vend dhe një pazar gjigant, që shquhej për përpunimin e leshit, shajakut dhe qilimave. Qyteti i Korces eshte qendra me e madhe dhe me e rendesishme te Shqiperise Juglindore Si qark, Korca, ze nje hapesire prej 2180 km katror dhe radhitet i dyti si madhesi ne Republiken e Shqiperise. Ka nje klime kontinentale me dimer te ftohte dhe vere te nxehte. Temperatura mesatare vjetore arrin ne 10.6 grade Celsius. Muaji me i ftohte eshte Janari kur temperatura mesatare arrin ne 0.4 grade Celsius dhe muaji me i ngrohte eshte Gushti me temperature mesatare 20.6 grade Celsius.
Muaji me i lagesht eshte Nentori me nje mesatare rreshjesh 104.9 mm.
Qyteti eshte ndertuar ne rrafshnalten me te njejtin emer ne lartesine 850m mbi nivelin e detit dhe gjithashtu eshte qyteti me lartesi mesatare me te madhe ne vend.

Rrafshnalta e Korces eshte e rrethuar nga disa kodra dhe disa male. Ne pjesen lindore te qytetit ngrihet vargmali i Moraves, ne pjesen perendimore rrafshnalta vazhdon deri ne Gore dhe vargmalet e Voskopojes e Vithkuqit, ne pjesen jugore eshte Mali i Qarrit dhe ne pjesen veriore Mali i Thate.
Korca pershkrohet nga disa perrenj dhe lumenj, midis te cileve Lumi i Devollit qe eshte edhe me i madhi.

Historia

Pozita gjeografike, konfiguracioni i pershtatshem, klima, burimet qe ndodhen ne krahinen e Korces, kane influencuar qe te konsiderohet si nje zone mjaft e pershtatshme per banim qe ne kohet Pre-historike, mbase qe ne vitin 6000 PK.
Epoka me e dalluar e ketij rajoni ka qene epoka e Bronxit dhe ajo e Hekurit, ku dallohen nje numer i madh eksplorimesh ne fshatin e Barcit, ne Podgorie, ne qytetin e Maliqit, etj.
Ne rrethinat e qytetit, edhe gjate epokave te antikitetit ka pasur nje lulezim jete, me teper te perqendruar ne rreze te kodrave te Korces. Keto jane deshmuar ne zbulimet arkeologjike te bera ne pjesen jugore te ketyre kodrave. Prane fabrikes se Birres jane gjetur disa tualete romake dhe disa varreza jane gjetur afer qytetit.
Shume udhetare te huaj qe kane kaluar ne Korce, kane folur mjaft per te dhe qyteterimin qe kane hasur.
Nje nga deshmite e qyteterimit eshte edhe “Keshtjella e Qytetit” e gjendur prane fshatit Mborje, ku ka mbetje te shenjave te jetes Mesjetare.
Qyteterimi Mesjetar i vone ka qene i pranishem edhe ne rrethinat e Korces ku ka pasur disa levizje kolonesh si rezultat i pushtimeve te shumta dhe luftrave te shekujve XI, XII, XIII. Te gjitha keto jane te pasqyruara ne dokumentat Bizantine te vazhduara deri ne pushtimet e para Turke.
Bazuar ne keto dokumenta gjejme edhe emrat e disa lagjeve te qytetit ne ate kohe si:
Athanasica, Emporion, Velishte, Dirnice, Vllat, Koshnice, Ullah dhe Todorice.
Arsyet e shkaterrimit te qyteterimit ne kete kohe nuk dihen, por dicka eshte e sigurte, se ne vazhdimesi do te kemi ringritjen e qytetit te ri te quajtur Korce.
fillesat e qytetit jane qe nga shekulli i XIII nga udhekryqi qe ndodhej para Portes se qytetit prane Manastirit te Shen Marise(prane Bankes Tregtare). Me vone kjo Porte u rindertua ne vitin 1225. Aty ku sot ndodhet Grand Hotel, perballe me porten gjendej Keshtjella Mesjetare e Korces dhe ne pjesen perendimore te kesaj rruge ishte Kisha e Vjeter e Shen Gjergjit.
Gjate dekades se fundit te shekullit te XIV, Korca u pushtua nga Turqit qe vendosen ndarjen administrative te tyre ne te. Kjo pasqyrohet ne Rregjistrin turk te Vilajetit te Korces&Permetit ne vitin 1431. Ne kete dokument pershkruhet qarte qyteti dhe Keshtjella.
Pas ardhjes se Iliaz Bej Panaritit ne fshatin e Peshkepise qe eshte mjaft afer me qytetin, pati mjaft ndryshime ne Korce. Ai ishte oficeri ushtarak me i vjeter e me me eksperience i Pashait. Ndryshimet qe beri ne qytet qene vertet te medha.
Ai ndertoi nje Xhami te madhe me 1496, e cila ekziston edhe sot. Ndertoi Pazarin si prone te tij ne vendin qe ndodhet edhe sot. Ai e zhvendosi ate nga qendra e Keshtjelles.
Edhe fshati i Peshkepise, ne kete kohe u be pjese e qytetit.
Nga pikpamja ekonomike, Korca ishte qendra me e madhe tregetare e rajonit, ku kishte toke pjellore dhe siguronte produkte agrikulturore edhe per qendrat e tjera te rajonit. Pas shkaterrimit te Voskopojes dhe migrimit te nje pjese te madhe te popullsise ne Korce, qyteti arriti nje zhvillim te madh dhe u kthye keshtu ne nje qender konkurruese persa i perket ekonomise, tregetise me qendrat e tjera te kohes, sic ishte Berati apo Janina.
Celsi i zhvillimit ekonomik te qytetit, ishte pazari ku njerezit gjenin lehte produktet artizanale apo agrikulturore. U ndertuan rreth 1000 dyqane te ndryshem gjate shekullit XIX ne kete Pazar.
Pazari ekzistues perben rreth 1/3 e Pazarit te atyre viteve.
Jo aksidentalisht, Korca quhet djepi i kultures dhe edukimit. Qytetaret kuptuan se e vetmja menyre drejt zhvillimit dhe ecjes perpara ishte dija dhe kultura. Shkollat e para me program qe kane qene hapur ne Korce, datojne ne vitin 1724 dhe gjimnazi i pare ka qene hapur ne vitin 1856, fillimisht ne gjuhe greke dhe me pas ne turqisht.
Jo rastesisht edhe Levizja Kombetare Rilindase, celi Shkollen e Pare Shqipe me 7 mars 1887.
Nje evidence e zhvillimit kulturor ne Korce jane edhe pikturat apo skulpturat ne dru dhe gur, te gjenduara aktualisht prane muzeut Mesjetar te Artit, qe eshte edeh nje nga me te pasurit ne vend me 7000 objekte.
Gjate shekullit te XIX, popullsia e Korce u rrit nga 3000 ne 15000 banore ne fund te shekullit dhe kishte 14 lagje. Ne vitin 1870, Korca u be Prefekture dhe kishte nen jurisdiksion nenprefekturat e Kosturit, Bilishtit dhe Kolonjes.
Ne fund te shekullit kishte 10 objekte kulti, 7 kisha dhe 3 xhami. Kryesoret ishin Katedralja e Shen Gjergjit dhe Xhamia e Iljaz Beut.
Fillimi I shekullit XX e gjeti Korcen ne lufte per liri dhe Pavaresi deri ne shpalljen e saj ne 28 Nentor 1912. Megjithate, Korca u bashkua me qeverine e Tiranes vetem ne vitin 1920. Gjate kesaj periudhe kohe, pati shume evenimente. U be ngritja e pasukseshme e Provinces Autonome te Vorio Epirit ne 1914, proklamimi i Provinces Autonome te Korces nen protektoratin e Frances me 10 dhjetor 1916 nga Patrioti Themistokli Germenji, hapja e Liceut Francez me 1917, etj.
Ne vitet e para te formimit te shtetit shqiptar, Korca dallohej nga qytetet e tjera nga pikpamja e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe urban.
Cereku i pare i shekullit XX, ishte nje periudhe boom-i per zhvillimin e qytetit. Mjafton te permendim disa nga ndertimet kryesore qe ekzistojne edhe sot, te ndertuara ne vitet ’20-‘30.
Me 1925-1926, u ndertuan rreth 200 dyqane te reja, kanale te reja te ujrave te zeza, kemi aplikimin e elektricitetit per here te pare, Bulevardi I Shen Gjergjit u ndricua, undertua Kinema Luksi me 1926 dhe nje vit me vone u quajt Majestic.
Me 1934 kemi ndertimin e fabrikes se Birres, fabrikes se Lekures me 1929, fabrikes se Duhanit me 1923, etj.
Te gjitha keto ndertime tregojne fare mire impulsin e madh te zhvillimit te ketyre viteve ne Korce.
Ne kete kohe kemi edhe nje rritje te metejshme te popullsise. Me 1923 kemi nje popullsi prej 25598 banoresh dhe ne prag te Luftes se Dyte Boterore rreth 35000 banore.
Korca u clirua nga pushtuesit me 24 Tetor 1944. Martiret qe rane gjate kesaj lufte prehen prane Varrezave te Deshmoreve qe ngrihen mbi kodrat e qytetit ne formen e nje shqiponje.
Gjate regjimit komunist pati nje ndikim te madh politika e shtetezimit, sekuestrimit te pronave, te burgosjes se kundershtareve politike, shumica njerez te shquar te qytetit.
Keto ndikuan keq ne traditen, zakonet dhe zhvillimin e natyrshem te jetes se Korces.
Megjithate, edhe gjate rregjimit komunist Korca rradhitet nder zonat e para per zhvillim industrial dhe agrokulturor.
Eshte per t’u permendur edhe zhvillimi i konsiderueshem edukativ dhe kulturor ne keto vite.
Ndryshimi i sistemeve e gjeti qytetin me nje Teknologji dhe Industri te vjeter dhe jo produktive. Kjo coi ne mbylljen dhe falimentimin e pjeses me te madhe te ndermarjeve.
Sigurisht, qe u shoqerua me nje rritje te papunesise dhe me nje rritje te imigranteve ne vendet fqinje.

 

 Tirana
 Berati
 Durresi
 Elbasani
 Fieri
    Gjirokaster
 Kavaje
 Korce
 Pogradec
 Shkoder
 Vlore
 Sarande
 Te Tjera
   
Fletet e Verdha  | 30.000 Kompani e firma Shqiptare te Fletet e Verdha online,si dhe 220.000 numra te numeratori  telefonik te Fletet e Bardha
FLETE TE VERDHA KORCA online